Skitarja Kiana Kryeziu shkruan historinë duke fituar medaljen e argjendtë në Mal të Zi

Kiana Kryeziu është bërë skitarja e parë femër duke u fituar medaljen e argjendtë në një garë ndërkombëtare.

Kiana ka fituar medaljen e argjendtë në disiplinën e sllallomit në garën e mbajtur sot në Kollashin të Malit të Zi.

Ajo e përfundoi garën me kohë 2:12.46 minuta.

Pjesëmarrës në garë ishin 18 garuese, ndërsa 12 prej tyre nuk e përfunduan njërin nga dy lëshimet. Bashkë me to ishte edhe Arba Pupovci, që nuk e përfundoi lëshimin e dytë.

Kiana, 17-vjeçare është zgjedhur këtë vit nga KOK-u pjesë e listës prej 24 bursistëve “Shpresa Olimpike 2021”, që do të marrin bursa mujore nga KOK-u gjatë tërë vitit 2021.