Foto: KOK

Kiana Kryeziu dhe Albin Tahiri zhvillojnë garat e para, këto janë rezultatet

Skitarët olimpikë, Kiana Kryeziu dhe Albin Tahiri, kanë zhvilluar garat e tyre në kuadër të Lojërave Olimpike në Pekin.

Skitarja Kryeziu ka përfunduar garën në disiplinën e stallomit të madh, duke u renditur e 59-ta në mesin e 82 garueseve.

Koha e lëshimit të Kiana Kryeziut ishte 1 minutë e 18.78 sekonda.

Kiana po e shkruan historinë si vajza e parë nga Kosova që garon në Lojërat Olimpike Dimërore.

Ndërsa Albin Tahiri ka përfunduar garën në disiplinën skijimit aplin. Tahiri ka përfunduar në pozitën e 35-të nga 43 garues.

Ai këtë disiplinë e zhvilloi brenda kohës 1 minutë e 52.44 sekonda. Albini do të garojë edhe në disiplinat e kombinimit alpin, sllallomit dhe sllallomit të madh.