Kiana Kryeziu duke skijuar | Foto: Visar Kryeziu

Përfundon Olimpiada për Kiana Kryeziun, kjo është renditja përfundimtare

Skitarja Kiana Kryeziu ka përfunduar garat në Lojërat Olimpike Dimërore.

Lajmi është bërë i ditur nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Kina Kryeziu është femra e parë që garon në kuadër të shtetit të Kosovës në Lojëra Olimpike.

Pas dy garave të zhvilluara, Kiana Kryeziu ka përfunduar në pozitën e 49-të nga 82 garuese sa morën pjesë.

Koha e Kina Kryeziut pas dy lëshimeve ishte 2 minuta e 49.19 sekonda.

Për Kianën kjo ishte njëra ndër sukseset më të mëdha të saja në karrierë duke pasur parasysh që ajo është vetëm 17 vjeçare.

Në një intervistë për KALLXO.com ishte shprehur se skijimi ishte sporti i trashëguar nga familja.

Kiana Kryeziu dhe Albin Tahiri zhvillojnë garat e para, këto janë rezultatet