Sezoni i ri në Superligë do të nisë më 21 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se sot është vendosur për fillimin e sezonit të ri në Superligën e Kosovës.

Komitetit Ekzekutiv i FFK-së, ka bërë të ditur se sezoni i ri 2021/2022 do të nisë më 21 gusht.

Po ashtu, afati kalimtar i transferimeve do të jetë i hapur nga 1 korriku deri më 15 gusht.

“KE diskutoi edhe për fillimin e kampionatit të ri dhe mori vendim që edicioni i ri 2021/2022 të fillojë më 21 gusht, 2021. Po ashtu, KE përcaktoi edhe datat e fillimit të afatit kalimtar. Në konkurrencën e meshkujve afati kalimtar fillon me 1 korrik dhe zgjatë deri me 15 gusht, ndërsa për konkurrencën e femrave afati kalimtar fillon me 1 korrik dhe zgjatë deri me 25 gusht 2021”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kujtojmë se kampion i Superliges së Kosovës në futboll për sezonin 2020/2021 është shpallur Prishtina.