Qeni ndërpret ndeshjen në mes Vëllaznimit dhe Lirisë (VIDEO)

Në ndeshjen e Ligës së parë të futbollit në Kosovë, në mes të Vëllaznimit dhe Lirisë, e cila është zhvilluar në Gjakovë, ka ndodhur një ngjarje e pazakontë.

Një qen ka ndëprërë ndeshjen në Gjakovë.

Në një video të postuar nga gazetari Arlind Sadiku shihet se si një qeni ndërpreu duelin në Gjakovë.

Liria e fitoi ndeshjen me rezultat 3:0 në një ndeshje të dominuar nga ekipi nga Prizreni prej fillimit të ndeshjes e deri në fund.

Vëllaznimi në këtë ndeshje u paraqit me juniorë pasi që lojtarët e ekipit të parë bojkotuan sfidën për arsye se nuk janë paguar tash e dy muaj.