KF Vëllaznimi me trajner të ri

Blerim Mula është emëruar trajner i KF Vëllaznimit për vazhdimin e sezonit 2021-2022 në ligën e parë të Kosovës në Futboll.

Blerim Mula para se të marr postin e trajnerit të KF Vëllaznimit ka qenë koordinator i Akademisë së Futbollit në Gjakovë.

Kjo është bërë e ditur përmes faqes zyrtare të klubit fubollisitik, KF Vëllaznimi.

‘’KF Vëllaznimi i uron për postin z.Blerim Mula dhe i dëshiron suksese në vazhdim’’, thuhet në komunikatën e klubit për Media.

Vëllaznimin në fillim të sezonit e ka udhëhequr Granit Begolli i cili u largua nga klubi edhe përkundër rezultateve të mira.

Pas tetë xhirove të zhvilluara Vëllaznimi gjendet në pozitën e dytë në grupin A me gjithsej 18 pikë të grumbulluara.