Klubi nga Prizreni pritet të kthehet nën menaxhim privat

Klubi futbollistik nga Prizreni KF Liria pritet të kthehet në menaxhim privat. Kjo është bërë e ditur pas një mbledhje të Komisionit për dhënie të menaxhimit.

“Komisioni për dhënien në menagjim, jep pëlqimin për nisjen e procedurave, lidhur me të interesuarit e mundshëm, për dhënien e KF Liria në menaxhim privat” thuhet në njoftimin e KF Lirisë.

Ky komision është formuar nga Kuvendu i klubit i mbajtur me 19 qershor të vitit të kaluar.

“Të mërkurën, me datën 23.03.2022, Komisioni, i dal nga Kuvendi i datës 19.06.2021 mori vendimin për nisjen e procedurave lidhur me dhënien në menagjim privat të KF Liria”, thuhet më tutje në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se Kuvendi i KF Liria me datën 19.06.2022 pati marrë vendim unanim, që klubi të jepet në menagjim privat, ku më pas edhe unanimisht u votua Komisioni, që ka gjithë kompetencat, për ndjekjen e procedurave drejt dhënies së klubit në menaxhim privat.

Më tutje thuhet se Komisioni, shpejtë do të paraqes kushtet që duhet përmbushur nga të interesuarit, për të ardhmen sa më të mirë të klubit.

Unanimisht anëtarët prezent u dakorduan që KF Liria, të  përgatis dokumentacionin e nevojshëm, për Thirrjen publike.

Thirrja do  të bëhet javën që vjen, e ku të drejtë ofertimi, do të kenë të gjithë të interesuarit.

Komisioni është përbërë nga 1.Qemal Krasniqi, 2.Nehari Toska, 3.Lulzim Ibri, 4.Durak Thaçi, 5.Skender Kapra, 6.Erxhan Dana