Vëllaznimi në krizë financiare, i largohet një futbollist

Adnan Haxhaj që deri më sot ka luajtur për fanellën e KF Vëllaznimit, ka vendosur që të largohet nga klubi gjakovar.

Arsyeja kryesore që e ka shtyrë futbollistin që të largohet nga klubi gjakovar është kriza financiare që ka kapluar tash e një kohë të gjatë klubin i cili bën gara në Ligën e Parë.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi nëpërmjet Facebookut.

”Pershendetje Miq,dua të ju njoftoj se që nga sot nuk do të jam më pjesë e K.F. Vëllaznimit. Për mua ishte nderë dhe knaqësi ta bartia fanelën e Vëllaznimit. Nuk deshtëm që gjërat të rrjedhin kështu por shkaqet financiare nuk na lanë rrugë tjetër veq se të largohem para kohe” ka shkruajtur futbollisti

Ai ka felendëruar qytetin e Gjakovës për mikëpritjen dhe po ashtu ka felendëruar tifozët e klubit për përkrahjen.

“Faleminderit Qytetit për mikëpritjen dhe tifozëve për përkrhajen ndaj bashklojtarëve dhe stafit” thotë ndër tjera Haxhaj

Adnan Haxhaj në të kaluarën ka luajtur te skuadrat si Prishtina, Besa, Ferizaj, Liria, Llapi e KEK-u.