Lojtarët pa rroga, KF Vëllaznimi kundër Lirisë luan me juniorë

KF Vëllaznimi sot në Gjakovë, pret Lirinë nga Prizreni, në kuadër të Ligës së Parë, mirëpo futbollistët e ekipit të parë kanë vendosur ta bojkotojnë ndeshjen.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, drejtuesit e klubit të Vëllaznimit.

“Për fat të keq sot luajmë me Juniorë” ka thënë drejtuesit e klubit të KF Vëllaznimi.

Edhe në ndeshjen e kaluar kundër Trepçës, Vëllaznimi e zhvilloi ndeshjen me Juniorë pas bojkotit nga Futbollistët.

Arsyeja e bojkotit vjen si pasojë që lojtarët e ekipit të parë nuk janë paguar tash e dy muaj.

“2 paga janë në pyejte”. thonë nga KF Vëllaznimi.