Pas fitimit të topit të artë, Messi merr një lajm të hidhur

Fituesi i 7 topave të artë, Lionel Messi ka marrë një lajm jo të mirë, një dië pas ceremonisë ku u kurorëzua për herë të 7 futbollisti më i mirë në botë.

Ai është njoftuar sot nga stafi shëndetësor i PSG-së se për shkakt ë lëndimit të do t’i duhet të jetë jashtë fushave në ndeshjen kundër Nice.

Vetë trajneri i klubit francez, Pochetino gjatë konferencës për shtyp para sfidës kundër Nice në kuadër të Ligës Franceze të Futbollit është shprehur se Messi pritet të mungojë kundër Nice për shkak të një lëndimi të pësuar.

“Lionel Messi dhe Leandro Paredes nuk morën pjesë në seancën e sotme stërvitore për shkak të simptomave të gastroenteritit. Një përditësim do të jepet nesër në mëngjes” është shprehur Pochetino.

Pos Mesit dhe Paredes, PSG-së për ndeshjen kundër Nice pritet ti mungojë edhe Neymar që u lëndua këtë vikend kundër ST Etienne. Një lajm i mirë është se Icardi është rikthyer sot në stërvitjet e mëngjesit.

Për lojtarët tjerë ekipi francez ka lëshuar një komunikatë lidhur me arsyet dhe mundësinë kur ata do të rikthehet në fushën e gjelbër.