Lushtaku: Referimi ka qenë i njëanshëm, Prishtinës nuk i duhet një fitore e tillë

Trajneri i Drenicës është shprehur se është i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë nga gjyqtarët e ndeshjes ndaj Prishtinës.

Lushtaku është shprehur se po t’i shënonin pesë gola, prapë do të dilnin si humbës në këtë ndeshje.

“Po t’i shënonim edhe pesë gola, prapë në fund nuk do të dilnim fitues të ndeshjes. Me vjen keq nuk dëshiroj asnjëherë të flas për gjykimin e ndeshjes, por në këtë ndeshje referimi ka qenë i njëanshëm dhe ka ndikuar drejtëpërdrejtë në rezultat. Na mohoj një penallti, kjo mund të vërtetohet edhe përmes incizimeve, nuk dua që të flas për referim, por në xhiron e 12-të një referim i tillë është faktori që na humbi edhe ndeshjen. Nuk është se kemi luajtur ndeshjen tonë, por as nuk jemi rrezikuar nga Prishtina deri në rastin e një pakujdesie tonë në mbrojtje.

Ai është shprehur se referimi ishte i njëanshëm në këtë ndeshje.

“Ndeshja nuk është se ka shkuar siç kam menduar, pasi sot kemi dështuar të kundërsulmojmë Prishtinën. Por referimi ka qenë i një anshëm, ku në çdo kontakt në lojtarët e Prishtinës është referuar faull dhe një fitore e tillë besoj që nuk i është dashur as Prishtinës”, tha Lushtaku.

Pas kësaj humbje Drenica bie në vendin e katërt me 20 pikë.