Zyrtare: Tahir Lushtaku trajner i Drenicës

Drenica është bërë me trajner të ri.

Tahir Lushtaku është emëruar trajner i ri i Drenicës për sezonin 2021/2022.

Ndihmës trajner i Lushtakut, do të jetë legjenda e këtij klubi Sami Geci.

Drenica bën gara në Superligën e Kosovës në futboll.

“Tahir Lushtaku emerohet krye-trajner i Drenicës i cili ndihmës do të ketë,Sami Geci, ish kapiteni legjendar i ekipit, Brahim Vojvoda, Arton Hajdari, i cili gjithashtu është ish-lojtar i Drenicës dhe Bekim Xani i cili do të jetë trajner i portierëve”, thuhet në njoftimin e Drenicës.