Liga e Parë, Grupi B: Ulpiana dhe Flamurtari fitojnë, kampioni vendoset në xhiron e fundit
08.5.2021 - 17:35
Ulpiana ka shënuar fitore të lehtë ndaj Kikës me rezultat 5-2, në kuadër të xhiros së 26-të në Ligën e Parë, Grupi B.
Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Flamurtari ndaj Kekut me rezultat 3-2.
Pas kësaj fitoreje Ulpiana pozicionohet në vendin e parë me 50 pikë, duke iu afruar inkuadrimit në Superligë.
Flamurtari mbetet në vendin e dytë me 49 pikë.
Fati i kampionit do të vendoset në xhiron e fundit.
Rezultatet e xhiros së 26-të në Grupin B, të Ligës së Parë:
Dardana 4-1 Ramiz Sadiku
Ulpiana 5–2 Kika
Vitia 2–3 Vllaznia e Pozheranit
Flamurtari 3–2 KEK-u
2 Korriku 3–1 Ferizaj