KF 'Fushë Kosova' tashmë ka trajnerin e ri

Klubi futbollit KF Fushë Kosova tashmë ka një trajner të ri. Pas dorëheqjes së djeshme të Zylkifili Obertinca, tashmë postin e trajnerit të klubi Fushë Kosova do ta ushtrojë Burim Shala.

Kjo është bërë e ditur në komunikatën për media që KF Fushë Kosova e ka bërë në rrjetin social Facebook.

‘’Të nderuar qytetarë dhe simpatizantë, kemi kënaqësinë të iu informojmë se, pas bisedave që kishim me Burim Shalën dhe pas dakordimit me kryesinë e klubit tonë,   unanimisht ia besuam detyrën e trajnerit Burim Shalës’’, thuhet në njoftimin e klubit.

Burim Shala ka qenë edhe futbollisti dhe kapiten i Fushë Kosovës për disa vite me radhë.

Po ashtu është njoftuar se klubi do ti qëndrojë pranë trajnerit të ri në misionin e tij.

“Ne i jemi falënderues Burimit dhe do  të jemi fuqishëm përkrah tij në rrugën e tij përpara’’, thuhet në përfundim të komunikatës nga klubi KF Fushë Kosova.

KF Fushë Kosova këtë edicion është pjesë e ligës së parë në Superligen e Kosovës në futboll dhe gjendet në grupin B. Pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara ekipi gjendet në pozitën e tetë me tetë pikë të grumbulluara.