
Delegohen gjyqtarët për xhiron e 25-të në Ligën e Parë
29.4.2021 - 17:09
Xhiroja e 25-të në Ligën e Parë në Grupin A dhe B do të luhet të shtunën.
Të gjitha ndeshjet do të luhen me termin nga ora 15:00.
Në Grupin A, veçohet derbi i Prizrenit mes A & N dhe Lirisë. Po ashtu ndeshje interesante pritet të jetë ajo mes Vushtrrisë dhe Dukagjinit, klubi nga klina konsiderohet si favorit absolut.
Në Grupin B, veçohen ndeshjet Ferizaj – Flamurtari dhe Vllaznia e Pozheranit – Ulpiana.
Fatmir Tahiri do ta drejtoj ndeshjen Vllaznia e Pozheranit – Ulpiana që luhet në Viti.