Sot zhvillohen tri takime në Superligën e Kosovës

Pas ndeshjes Prishtina-Dukagjni që është zhvilluar dje, sot në kuadër të javës së 14-të, në Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohen tri takime mjaft interesante.

Drita pret në Gjilan ekipin e Drenicës, Ferronikeli përballet kundër Malishevës ndërsa Ulpiana pret Gjilanin e Ismet Munishit.

Drita gjendet në pozitën e tretë me 22 pikë të grumbulluara ndërsa Drenica gjendet në pozitën e katërt me dy pikë më pak.

Ferronikeli gjendet në pozitën e fundit në tabelë me 10-të pikë të grumbulluara ndërsa kundërshtari i saj Malisheva gjendet në pozitën e nëntë me 12 pikë të grumbulluara.

Ulpiana radhitet e shtata me 16 pikë të grumbulluara ndërsa ekipi i Ismet Munnisht gjendet në pozitën e dytë me 22 pikë të grumbulluara dhe në rast se siguron fitore do të ngjitet përkohësisht në krye të tabelës.

Të gjitha takimet nisin nga ora 13:00.