
Fillimi i renovimit të stadiumit të qytetit në Gjilan. Foto: Komuna e Gjilanit
Video - Gjendja e fushës në Gjilan
11.12.2021 - 14:56
Drita dhe Ulpiana po zhvillojnë njërën nga tre ndeshjet që kanë hapur sot xhiron e 18-të në Superligen e Kosovës në Futboll.
Por kjo ndeshje po luhet në një teren të pa përshtatshëm për lojë.
Shumë futbollistë rrezikojnë të pësojnë lëndime nga kjo gjendje në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.
Stadiumi i Qyteteti të Gjilanit kishte filluar të rindërtohet por që punimet në këtë stadium kanë mbetur pezull.
KALLXO.com kishte raportuar edhe më herët për gjendjen në të cilën gjendet stadiumi i qytetit të Gjilanit.
Në një video të publikuar nga Arlind Sadiku shihet shumë qartë gjendja në këtë fushë.