Kupa e Kosovës: Dukagjini mposht Istogun

Dukagjini ka shënuar fitore me rezultat 1-2 ndaj Istogut në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 27’ me Altin Merlakun.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1.

Istogu fitoi penallti në minutën e 68’ të cilën e humbi Qendrim Jahaj pasi goditjen e tij e priti Altik Muhagjiri.

Vendasit e barazuan rezultatin në minutën e 74’ me Ragip Mazkreajn.

Dukagjini e riktheu epërsinë në minutën e 77’ me Elton Basriun.

Ndeshja e kthimit luhet më 21 prill në Klinë.