Ilustrim

Klubi i madh kosovar mbetet pa trajner

Vëllaznimi i Gjakovës ka mbetur pa trajner, pasi Granit Begolli ka dhënë dorëheqje na pozita e kryetrajnerit.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet Begolli përmes profilit të tij në Facebook.

Granit Begolli e kishte marrë drejtimin e Vëllaznimit në fillimin e sezonit duke e udhëhequr për mrekulli skuadrën gjakovare.

Begolli i kishte pesë fitore, dy barazime dhe asnjë humbje nga shtatë ndeshje në Ligën e Parë, duke u poziciuar në vendin e parë më Vëllaznimin.

Më poshtë e gjeni postimin e Begollit:

Përshendetje të gjithve,

Deshta të ju informoj që nga sot nuk do të jem pjesë e KF VLLAZNIMIT, kam dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit.

Së pari duhet të falemnderoj qytetin e Gjakovës për mikpritjen dhe sjelljen shumë korrekte ndaj meje, poashtu dua të falemnderoj tifozët për mbështetjen, bashkëpuntorët e mi Luan Tabakun, Valon Kasapin, Daim Xhepen dhe të tjerët që punuan në klub. Mbi te gjitha, dua ti falënderoj futbollistët që ishin fantastik gjatë kësaj kohe sa kaluam se bashku, sepse pa ta unë si trajner nuk do të kisha këto rezultate.

Mirupafshim Gjakovë!