Zyrtare: Granit Begolli merr drejtimin e Lirisë

Trajneri Kosovar, Granit Begolli ka njoftuar se është emëruar trajner i skuadrës prizrenase FC Liria.

Begolli do ta drejtoj skuadrën e Lirisë nga fillimi i sezonit pranveror.

Liria bën gara në Ligën e Parë të Grupit A.

Skuadra e Lirisë e ka mbyllur sezonin në vendin e gjashtë me 19 pikë, tetë pikë më pak se vendi I parë që është Trepça ’89.

Kujtojmë që Granit Begolli e kishte udhëhequr Vllaznimin gjatë fillimit të këtij sezoni, por për shkak të krizës së madhe ekonomike u largua nga skuadra gjakovare.