Historike: Kosova e shënon fitoren e parë për kualifikimet për europianit ‘Anglia 2021’

Kombëtarja e Kosovës në futboll në kategorinë e vajzave ka shkruar historinë.

Vashat dardane kanë mposhtur Turqinë me rezultat 2-0, në ndeshjen në kuadër të fazës së grupeve për kualifikimet e europianit “Anglia 2021”.

Vashat e udhëhequra nga Afërdita Fazlija kaluan në epërsi në minutën e 33’ me golin e Modesta Ukës.

Në minutën e 39’ Kosova e dyfishoi epërsinë me qendërmbrojtësen Liridona Syla.

Në pjesën e dytë “Dardanet” e menaxhuan mirë lojën dhe i patën disa raste të mira për gol, të cilat nuk i konkretizuan.

Kosova bën pjesë në Grupin A.

Ndeshjen e radhës kombëtarja jonë e luan ndaj Sllovenisë me 3 shtator në Slloveni.