Gjyqtarja e futbollit, Lumturije Muhadri foto REL

Gjyqtarja nga Kosova do ndajë drejtësinë në ndeshjen Bullgari - Uells U21

4 gjyqtarë futbollit nga Kosova janë deleguar për të ndarë drejtësinë në ndeshjen B Bullgari-Uells (U-21)

Gjyqtari Kosovar, Visar Kastrati bashkë me asistentët e tij pritet të delegojë ndeshjen midis kombëtares së Bullgarisë dhe Uellsit për kualifikimet për Evropianin 2023.

Asistente e gjyqtarit kryesor do të jetë Lumturije Muhadri.

‘’Gjyqtari ndërkombëtar nga Kosova, Visar Kastrati është deleguar nga UEFA në ndeshjen për kualifikimet e Kampionatit Evropian U-21 ndërmjet Bullgarisë dhe Uellsit. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Slavia” në Sofje, më 7 shtator në orën 17:30. Kastrati do të ndihmohet nga asistentët Besnik Morina dhe Lumturije Muhadri dhe nga gjyqtari i katërt Mervan Bejtullahu’’thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ajo që vlen të theksohet është se Lumturije Muhadri debuton në këtë rang garash.

‘’Lumturije Muhadri debuton në këtë rang garash, ku edhe e bënë femrën e parë shqiptare që gjykon në konkurrencën e meshkujve në garat e UEFA-së’ ’thuhet në komunikatën e FFK-së.