Ndeshja miqësore e Kombëtares së Kosovës kundër Armenisë, 22.03.2024, foto screenshot
Kosova triumfon kundër Armenisë në ndeshjen miqësore
22.3.2024 - 19:37
Kombëtarja e Kosovës në futboll ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore për vitin 2024 kundër Armenisë.
Armenia është shtet që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërkaq në fanellat e lojtarëve armenë është parë gjatë ndeshjes se flamuri i Kosovës ishte i kthyer mbrapsht.
Kosova ka qenë mysafire në këtë ndeshje, e cila u mbajt në Stadiumin Republikan Vazgen Sargsyan, në kryeqytetin armen Jerevan.
Ndeshja përfundoi me fitoren e Kosovës 1-0, me golin e shënuar nga Milot Rashica.
Rashica shënoi gol në minutën e 25-të të ndeshjes.
Kjo ndeshje ishte debutuese për përzgjedhësin Franco Foda.
Dardanët më 26 mars do të përballen me Hungarinë në Budapest.