Gjilani triumfon ndaj Llapit

Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 2-0, ndaj Llapit, në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Fiton Hajdari i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 27’ duke shënuar një gol të bukur me parabol.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, për vendasit.

Skuadra vendase kishte mundësinë që ta dyfishonte epërsinë me Fiton Hajdarin nga penalltia në minutën e 73’, por goditjen e këtij të fundit e priti portieri i Llapit, Stefan Hoffman.

Për rezultatin 2-0, shënoi mesfushori Ardit Hila në minutën e 75’.

Pas kësaj fitoreje Gjilani pozicionohet në vendin e tretë me 20 pikë.

Kurse, Llapi mbetet në vendin e fundit me pesë pikë.