Gjilani e mbyll pjesën e parë me epërsi minimale ndaj Trepçës ’89

Skuadra e Gjilanit është duke udhëhequr ndaj Trepçës ’89, sa i përket pjesës së parë me rezultat 1-0.

Kjo ndeshje është duke u luajtur në kuadër të xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll, pa praninë e tifozëve për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Golin e vetëm për skuadrën e Gentian Mezanit e shënoi Fiton Hajdari nga penalltia.

Kurse rezultati i pjesës së parë në ndeshjen Ballkani – Drenica është 0-0.