Drita shënon fitore dramatike ndaj Feronikelit në Drenas

Drita ka shënuar  fitore dramatike me rezultat 0-1, ndeshje e vlefshme për xhiron 23-të në Superligë.

Kampionët e Kosovës e fituan ndeshjen në minutat shtesë me golin e Festim Alidemës.

Pas kësaj fitoreje Drita ngjitet në vendin e parë me 50 pikë.

Kurse, Feronikeli në vendin e gjashtë me 27 pikë.

Në xhiron e ardhshme Drita luan derbin me Gjilanin.

Kurse, Feronikeli luan ndaj Trepçës ’89.