Drita e ‘shkel’ Llapin në Podujevë

Drita ka vazhduar me fitore duke e mposhtur Llapin, me rezultat të thellë 4-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 28-të në Superligën e Kosovës.

Mergim Pefqeli shënoi autogol në minutën e 8’.

Për rezultatin 2-0, shënoi Kastriot Rexha në minutën e 14’.

Të vetmin rast të mirë për gol për Llapin në pjesën e parë e pati Valmir Veliu, por goditja e tij përfundoi jashtë portës.

ErJON Vucaj në minutën e 83’ shënoi për 3-0.

Për rezultatin 4-0, shënoi Izair Emini në minutën e 88’.

Pas kësaj fitoreje Drita pozicionohet në venin e parë me 61 pikë.

Kurse Llapi mbetet në vendin e gashtë me 39 pikë.