Ilustrim

Dëmtimi i fushës me bari sintetik në Gjilan, nuk e rrezikon derbin e Anamoravës

Natën e mbrëmshme, stadiumi ndihmën, më bari sintetik në Gjilan, ku sot do të zhvillohet ndeshja derbi, Drita Gjilanit, është dëmtuar.

Mirëpo, klubi Drita ka njoftuar se dëmtimi i fushës është rregulluar dhe kjo nuk do të paraqesë problem për ndeshjen e sotme që pritet të filloj në ora 15:00.

“Pas raportimeve se zhvillimi i ndeshjes se sotme është në pikëpyetje, ju njoftojmë se ndeshja do të zhvillohet ashtu siç është planifikuar, sepse pjesa e dëmtuar e fushës do te riparohet fal ndihmës se FFK-se e cila me të njoftuar, ka dërguar një ekip për riparimin e pjesës së dëmtuar. Klubi jonë, FC Drita falënderon FFK-në për gatishmërinë dhe ndihmën e ofruar” – thuhet në njoftimin e klubit Drita.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin duke thënë se të martën në mbrëmje është tentuar të digjet fusha në stadiumin që ndodhet afër palestrës së Sporteve në Gjilan.

“Po, sot Policia e Kosovës e ka pranuar një informatë se në stadiumin e qytetit me bari sintetik që ndodhet afër palestrës së Sporteve në Gjilan, mbrëmë dyshohet se është tentuar të ndezët, ku një pjesë e vogël e barit sintetik pran njërës portë është dëmtuar nga zjarri. Është njoftuar prokurori i shtetit dhe ka urdhëruar që rasti të cilësohet “Dëmtim apo asgjësim i pasurisë” rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës” – tha për KALLXO.com, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit.