Foto: Fc Barcelona Facebook

Drejtuesit e Barcelonës udhëtojnë në Katar, çfarë po ndodhë me marrëveshjen Xavi-Barcelona

Drejtuesit e klubit katalunas, Barelona janë parë sot gjatë ditës në aeroport duke udhëtuar për në Katar për të nënshkruar një marrëveshje me ish-lojtarin e Barcelonës, Xavi.

Zëvendës presidenti i klubit, Rafa Yuste dhe drejtori sportiv Mateu Alemany janë nisur drejt Katar këtë mëngjes për të përmbyllur një marrëveshje bashkëpunimi.

Kjo është bërë e ditur përmes një faqe në Twitter që ka lidhje me klubin katalunas.

Tash pritet të shihet nëse Xavi do të pranojë ta marr postin e trajnerit te Barcelona.

Momentalisht në krye të Barcelonës gjendet Sergi Barjuan pas shkarkimit të trajnerit Ronald Koman.