‘Dardanët’ të gatshëm për ndeshjen me Shqipërinë

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur stërvitjen e fundit para miqësores ndaj Shqipërisë, që zhvillohet nesër nga ora 16:00, në “Elbasan”.

Djelmoshat e udhëhequr nga Bernard Challandes kanë mbajtur stërvitjen e dytë në Durrës të kompletuar para Shqipërisë në stadiumin “Niko Dovana.

Në këtë stërvitje Challandes ka pasur në dispozicion 21 futbollistë para ndeshjes ndaj Shqipërisë.

Më poshtë mund të shihni fotogaleri nga stërvitja e ‘Dardanëve’.