Kosova barazon rezultatin me Zvicrën
18.11.2023 - 22:37
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar golin e barazimit ndaj Zvicrës në stadiumin “St. Jakob-Park” të Baselit.
Golin e shënoi Muhamet Hyseni në minutën e 81’, vetëm nëntë minuta pas inkuadrimit.
Zvicra ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës me të nisur pjesa e dytë. Golin e shënoi Ruben Vargas.
Kosova po luan ndaj Zvicrës në kuadër të raundit të nëntë në grupin E, për kualifikueset e Euro 2024.