Challandes për shortin në Ligën e Kombeve: Nuk ishte shorti më i mirë

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka komentuar grupin në të cilin do të garoj Kosova në Ligën e Kombeve.

Challandes ishte i pranishëm në ceremoninë e shortit në të cilin Kosova do të garoj në Grupin 3, së bashku me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë.

Trajneri zvicerian, ka thënë se nuk ishte shorti më i mirë, por nuk është i pakënaqur.

“Nuk ishte shorti më i mirë, por nuk mund të them se jam i pakënaqur. Është mundësi e mirë për të treguar çka mundemi dhe për të përparuar. Do të jetë interesante të luajmë me Greqinë dhe Slloveninë. Është mirë për ne. Kualifikimi do të jetë i vështirë përmes Ligës së Kombeve. Por do të jetë mundësi e mirë që të përgatitemi për kualifikimet e rregullta për Botëror. Do të ndjehem i lumtur nëse fitojmë grupin”, ka deklaruar Bernard Challandes.