Anulohet ndeshja Lincoln – Prishtina

Ndeshja ndërmjet Lincoln dhe Prishtinës në kuadër të fazës parakualifikuese të Europa League është anuluar, për shkak se tetë lojtarë të klubit prishtinas dolën pozitiv me COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur zyrtari i FC Prishtinës, Avni Durmishi përmes një njoftimi në ‘Facebook’.

“Loja nuk zhvillohet. Autoritetet e Gjibraltarit nuk kanë leju me u zhvillu ndeshja dhe skuadra edhe ashtu ka pas me u kthy menjëherë pas ndeshjes, do të niset sonte në orët në vijim.

Sipas tij, UEFA ende nuk ka dhënë ndonjë vendim dhe mundësia është që brenda tre ditëve të detyrojë Lincoln me e dërgu ndeshjen në një prej katër shteteve neutrale si Hungaria, Polonia, Greqia dhe Qipro.

Kjo është hera e dytë që klubever kosovare iu pamundësohet zhvillimi i ndeshjeve në Europë, për shkak të virusit, pasi edhe Drita e humbi ndeshjen në tavolinë.