Duele interesante në fazën e eliminimit direkt në Europa League

Duele interesante do të ndodhin në fazën e eliminimit direkt në Uefa Europa League, pas shortit të hedhur sot në Nion të Zvicrës.

Skuadra holandeze Feynoord do të ketë përballë italianët e Romës, ndërsa franzecët e Lens do të luajnë kundër gjermanëve të Freiburg.

Benfica do të përballet kundër Toulouse, kurse Galatasaray e Turqisë do të përballet me Sparta Pragen.

Milani që këtë vit u eliminua në fazën e grupeve në Campions League, duket se do të ketë përballje të lehtë me francezët e Rennes.

Young Boys do të luajnë kundër Sporting Lisbonës, kurse Braga do të luajë kundër Qarabag.

Ndërsa ukrainasit e Shakhtar do të përballen me Marseille.