Shpend Ahmeti - Foto: KALLXO.com

Zyrtari i PDK-së ironizon Shpend Ahmetin

Zëvendësministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe sekretari i PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, ka ironizuar me kryetarin e kryeqytetit dhe të PSD-së, Shpend Ahmetin.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Cakolli duke përdorur tituj ‘bombastikë’ të portaleve që synojnë nxitjen për t’i lexuar artikujt e tyre ka pyetur: Kush është studenti i Harward’it – që po e “dridh” Serbinë.

Gjithnjë me ironi, Cakolli thotë se ndihet me fat që iu ka dhënë mundësia të jetojë në kohën e qeverisjes së Shpend Ahmetit.

Bujar Cakolli aludon me komentin e tij edhe në bashkëngjitjen e Ahmetit në ekipin negociator për dialogun me Serbinë.

Sërish duke u tallur me kreun e kryeqytetit, Cakolli përdor një refren të një luftëtari të ISIS-it nga Kosova, i cili betohej për “ditë të zeza” për jobesimtarët.

Ditë të zeza, sipas ironisë së zyrtarit të PDK-së, po vijnë për Serbinë.

Me votat e deputetëve të PSD-së në Kuvendin e Kosovës është miratuar përbërja e ekipit negociator për dialogun me Serbinë, i cili do të bashkëkryesohet nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti.

Po ashtu, me votat e partisë së Ahmetit ka kaluar në Kuvendin e Kosovës projektbuxheti i paraqitur nga Qeveria, pjesë e të cilës është edhe PDK.

Ndonëse po i votojnë ligjet e pozitës, pra edhe të PDK-së, zyrtarë të PSD-së insistojnë se do të bëjnë gjithçka për ta rrëzuar PDK-në nga pushteti.

https://kallxo.com/molliqaj-deklaron-se-sdo-ndalen-deri-ne-rrezimin-e-pdk-se/

www.kallxo.com