Deputeti Armend Zemaj - Foto: Kallxo.com

Zemaj me porosi për vrasësit e pasluftës: Nuk keni më banhofe që të fshiheni

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se ata që kryen vrasjet e pasluftës nuk kanë se ku të fshihe më.

Zemaj ka shkruar se vrasësit e pasluftës nuk kanë më ‘banhofe’ që të fshihen dhe se edhe në vrimën e miut po të fshihen drejtësia do t`i gjejë.

Postimi i plotë i deputetit Armend Zemaj:

Vite me radhë duke ju bërë të ditur, që dora e UDB-s e fshehur në “patriotizëm” ka vrarë njerëzit më të devotshëm të Kosovës. Këta prodhues gënjeshtrash , matrapaz të lirisë vazhdojnë të shesin tregime të falsifikuara të atdhedashurisë. Këto gjana të ulëta pa asnjë mëdyshje i kemi theksuar e tash po dalin vetë e po demaskohen. Edhe në birë të miut nëse hyni se pa e marrë përgjigjen nga drejtësia nuk keni ku të shkoni. Nuk keni banhofe të fshiheni.

 

 

https://kallxo.com/ldk-te-varri-i-tahir-zemajt-ne-16-vjetorin-e-vrasjes-ende-te-pazbardhur-nga-drejtesia/

 

.