Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Zbulohen Armë Pas Mosmarrëveshjes mes Dy Familjeve

Në Kamenicë policia ka zbuluar armë, pasi reagoi ndaj një mosmarrëveshjeje mes dy familjeve.

Sipas raportit të përditshëm të policisë pas intervistimit të dy të përfshirëve në këtë mosmarrëveshje, u bastisën shtëpitë e tyre.

“Me urdhër të prokurorit janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar: tri pushkë gjuetie dhe 66 fishekë të kalibrit 12 mm”, thuhet në raportin policor.

Edhe në prill të këtij viti KALLXO.com shkroi për një mosmarrëveshje mes anëtarëve të një familjeje,pas së cilës disa armë u dorëzuan në polici.

http://kallxo.com/pas-mosmarreveshjes-dorezojne-armet/