Foto: Ilustrim

Vushtrri, biçiklisti rrihet nga katër persona

Në rrugën “Bahri Kuqi” në komunën e Vushtrrisë, një burrë ka njoftuar se derisa ishte duke lëvizur me biçikletë është sulmuar dhe është rrahur nga katër persona të dyshuar.

Si pasojë e rrahjes viktima fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në emergjencë, në Vushtrri e më pas në QKUK.

Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, një i dyshuar është dërguar në qendrën e mbajtjes, kurse tre të dyshuarit e tjerë janë liruar.