Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani Foto: Denis Sllovinja /KALLXO.com

Vizita e nënsekretares amerikane në Kosovë, takime me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti

Nënsekretarja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron për vizitë në Kosovë.

Ajo sot do të zhvilloj takim me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Në takimin me presidenten Osmani, do të nënshkruhet një marrëveshje mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Në orën 09:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Nënsekretaren e SHBA-ve për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen.

Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq më pas edhe në nënshkrimin e marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Presidentja Osmani dhe Nënsekretarja Allen do të deklarohen për media.

Pas takimit me presidenten Osmani, Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Elizabeth Allen, do të takohet edhe me kryeministrin Kurti.

Takimi mes tyre do të nisë në orën 10:15 dhe do të mbahet në ndërtesën e qeverisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Nënsekretaren e Departamentit të Shtetit për diplomaci publike dhe çështje publike, Elizabeth M. Allen. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë. KOHA: 10:15. Mediat mund të marrin pamje nga oborri i Qeverisë”- thuhet në njoftim.