Foto-ilustrim
Vuçiq në Kosovë, KFOR-i flet për situatën e sigurisë
Zëdhënësi i KFOR-it, Vinqenco Granov, ka deklaruar se situata në Kosovë, pas lajmërimit të vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Kosovë, është e qetë dhe stabile.
Këtë deklaratë ai e ka dhënë për gazetën beogradase “Danas”.
Tutje, ai citohet të ketë thënë se KFOR-i do të marrë të gjitha masat që të sigurohet një vizitë pa probleme e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Kosovë.
I pyetur për deklaratat e Vucic-it për ndërprerjen e komunikimit me Policinë e Kosovës, ai u përgjigj duke thënë se forat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë nuk i komentojnë çështjet politike.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të vizitojë Kosovë. Atij do t’i lejohet të vizitojë edhe liqenin e Ujmanit, pasi institucionet e Kosovës kanë vendosur që të kthejnë mbrapsht vendimin për moslejimin e tij për vizitën e këtij liqeni. Ai pritet të mbërrijë sot në orën 14:00 në Kosovë.