Ilustrim

Voziste në gjendje të dehur, vetaksidentohet

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur dje rreth orës 5:15 në Veternik.

Siç njofton Policia është raportuar për një aksident trafiku (vetaksident) me lëndime.

Sipas Policisë, i dyshuari duke drejtuar veturën e tij nën ndikim të alkoolit ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka goditur mbrojtësit e metalit të rrugës.

“Si pasojë e aksidentit, pasagjeri ka marr lëndime të rënda trupore. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, njofton Policia.