Ujërat e zeza në rrugë (Ilustrim) - Foto: KALLXO.com

VIDEO: Shpërthen kanalizimi, vërshohet qendra e Prishtinës

Si pasojë e shpërthimit të kanalizimit është dëmtuar puseta në rrugën “Garibaldi”, që gjendet afër hotelit “Grand”.

Me këtë rast, ujërat e zeza që kanë dalë nga kanalizimi kanë vërshuar rrugën që gjendet në qendër të Prishtinës.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com këto foto dhe këtë video-incizim nga vendi i ngjarjes.