FOTO: Banorët dhe bizneset e Fushë-Kosovës në hall me kanalizimin jofunksional

Bizneset dhe banorët e objektit që gjenden prapa ndërtesës së Komunës së Fushë-Kosovës vazhdojnë të përballen me vërshimet dhe kundërmimin e ujërave të zeza që mblidhen sa herë që bjen shi para lokaleve dhe garazheve të tyre.

Njëjtë ka ndodhur edhe sot.

Një qytetar ka thënë për KALLXO.com se Komuna ka punuar para zgjedhjeve për ta rregulluar kanalizimin që nuk e përcjell ujin, por po shihet se kanalizimi nuk është rregulluar si duhet dhe nuk është funksional.

Banorët dhe pronarët e bizneseve ankohen se po u dëmtohen pajisjet dhe materialet sa herë që bie shi.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari:

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.