Foto: LVV

Vetëvendosje Viziton Gllogjanin e Kryeministrit në 20 Vjetorin e Epopesë

Përfaqësues të Lëvzijes Vetëvendosje kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan të Deçanit me rastin e 20 vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”.

Kryetari i kësaj partie, Albin Kurti tha se me Epopenë e Dukagjinit nisi edhe kushtrimi i lirisë dhe lufta çlirimtare në Dukagjin.

“Mirëpo saktësisht një vit para bombardimeve të NATO-s nisi Epopeja e Dukagjinit, nisi kushtrimi i lirisë dhe lufta çlirimtare në Dukagjin. Sot, ne me nderim dhe respekt të thellë kujtojmë burrat, gratë e të rinjtë, pleqtë e fëmijët, që nuk janë më në mesin tonë dhe të cilët na e përkujtojnë se historia nuk kalon”, ka thënë Kurti, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në Gllogjan homazhe bëri sot edhe Kryeministri Ramush Haradinaj.