Veseli takohet me Delawie para seancës së jashtëzakonshme

 

Në prag të fillimit të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, Kryeparlamentari Kadri Veseli u takua me Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se ambasadorit i konfirmoi përkushtimin e Kosovës në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi.

“Në takim me Ambasadorin Amerikan në Kosovë, Greg Delawie, rikonfirmova përkushtimin e institucioneve të Kosovës për fazën finale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë proces është jetike që si shtet të kemi një konsensus dhe platformë të përbashkët. SHBA-të mbështesin përfundimin e suksesshëm të dialogut, i cili siguron stabilitet dhe paqe në Ballkan, ndërsa Kosovës i hap rrugë drejt anëtarësimit në OKB, NATO dhe BE”, shkroi Veseli.

https://kallxo.com/ldk-nuk-merr-pjese-ne-seancen-e-ores-9/