Senatori John McCain gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës | Foto: Atdhe Mulla

Veseli propozon rrugën në Prishtinë që ta mbajë emrin e John McCain

Në nderim të senatorit amerikan John McCain, kryeparlamentari Kadri Veseli ka propozuar që Rruga B në Prishtinë të emërtohet me emrin e John McCain në nderim të tij për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës për ndërtimin e paqes dhe shpalljen e pavarësisë.

Këtë propozim Veseli e ka bërë përmes rrjetit social, Facebook.

Publikimi i plotë i Veselit.

“Javën që shkoi, Kosova humbi një prej miqve më të mëdhenj të lirisë dhe pavarësisë së saj, senatorin amerikan John McCain. Para luftës, gjatë luftës, në ndërtimin e paqes dhe shpalljen e pavarësisë, senatori McCain mbështeti pandërprerë Kosovën. Ne kurrë nuk do ta harrojmë këtë mbështetje. Në nderim të kujtimit të tij, propozoj që Rruga B, në kryeqytetin e shtetit tonë, në Prishtinë, të mbajë emrin e John McCain. Ata që na u gjetën pranë në kohë të vështira, duhet gjithmonë t’i mbajmë pranë, në zemrat, shtëpitë dhe rrugët tona” ka shkruar Veseli në Facebook.