Kryetari i PDK-së në kuvendin zgjedhor të rinisë demokratike në Malishevë, Foto: Facebook/Kadri Veseli

Veseli premton përkrahje për rininë kosovare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se beson shumë në rininë kosovare.

Kështu tha ai në kuvendin zgjedhor të Rinisë Demokratike në Malishevë.

“Prandaj, do ta jap gjithë përkrahjen e nevojshme që ata të realizojnë idetë dhe ëndrrat e tyre. Jam shumë i lumtur që gjithandej Kosovës mijëra të rinj po i bashkohen Dekadës së Re, si adresa e vetme politike që u jep më së shumti hapësirë”, ka thënë Veseli.

I pari i Kuvendit të Kosovës tha se ka pasur kënaqësinë që të jetë me të rinjtë e komunës së Malishevës.

“Të cilët kanë shumë vullnet për të qenë pjesë e ndryshimeve të mëdha qe do të ndodhin në Dekadën e Re”, ka shkruar ai në Facebook.