Seanca e Kuvendit - Foto: KALLXO.com

Veseli falënderon Parlamentin Evropian për votimin pro vizave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka filluar seancën pas pauzës. Ai ka falënderuar Parlamentin Europian, për vendimmarrjen pozitive për liberalizimin e vizave.

“Falenderojmë Parlamentin Euvropian për një vendimmarrje shumë pozitive për qytetarët tonë liberalizimin e vizave. Faleminderit shumë kolegëe të Parlamentit Europian urime qytetarë të Kosovës”, tha Veseli.

Veseli ka thënë se seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë nesër (e premte) në orën 11:00.

“Seancën e sotme në partneritet me kolegët deputetë të grupeve parlamentare nesër në ora 11:00 për shkak se është Dita e Demokracisë”, tha Veseli.