Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli - Foto: Facebook

Veseli: Aksidentimi i policëve ka pikëlluar të gjithë

Rreth aksidentit të mbrëmshëm që ka ndodhur në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit, pas të cilit janë zhdukur dy policë, ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Veseli ka thënë se aksidentimi i dy policëve është një lajm i dhimbshëm që i ka pikëlluar të gjithë.

“Jemi me familjet e tyre, në këto çaste tejet të rënda e të pritjes në ankth”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka falenderuar FSK-në, Policinë e Kosovës, zjarrfikësit, si dhe të gjithë ata që prej mbrëmë janë në kërkim të dy policëve.

Kallxo.com raportoi se operacioni në kërkim të dy policëve të zhdukur mbrëmë pasi që me veturën e tyre ranë në lumin Lepenci ka rinisur sot në mëngjes.

http://kallxo.com/vazhdon-kerkimi-i-dy-policeve-te-rene-me-veture-ne-lepenc/

Në kërkim të policëve të zhdukur janë angazhuar njësi të ndryshme të Policisë, të FSK-së, Zjarrfikësve e qytetarë të shumtë.

http://kallxo.com/policet-bien-ne-lepenc/

Lidhur me aksidentin ka reaguar kryeministri Ramush Haradinaj.

http://kallxo.com/kryeministri-haradinaj-reagon-pas-zhdukjes-se-dy-policeve-ne-lepenc/

Ndërsa, në një postim në profilin e tij në “Facebook”, presidenti Hashim Thaçi tha se “në këto momente të vështira të pritjes, dhembjes dhe shpresës jemi bashkë me anëtarët e familjeve të dy policëve, që u aksidentuan në rrugë buzë lumit Lepenc”.