Gëzon e Qëndron Kastrati. Foto: Facebook

Vëllai i Qëndron Kastratit, këshilltar i Shpend Ahmetit

Gëzon Kastrati, vëllai i kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, është emëruar këshilltar i kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Sipas vendimit të publikuar nga Komuna e Prishtinës, Kastrati është emëruar në pozitën e këshilltarit më 13 gusht.

Qëndron Kastrati i cili ishte anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje deri në janar të këtij viti, tani është pjesë e Partisë Social Demokrate.

Aktualisht Qëndron Kastrati është edhe nënkryetar i PSD-së, parti të cilën e drejton Shpend Ahmeti.

Vendimi i Shpend Ahmetit për emërimin e Gëzon Kastratit